Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë alternativë tjetër veç integrimit në Bashkimin Evropian, sipas kryeministrit Rama që ishte në një konferencë të organizuar nga “The Economist” në bashkëpunim me qeverinë greke.
Në paraqitjen e tij online, Rama e krahasoi rrugën e vendeve të BE me “pushtimin e Trojës”, ndërsa tha se është e lodhshme të qëndrosh në dhomën e pritjes.
“U deshën disa vite për të pushtuar Trojën. Në të njëjtën mënyrë po përparon edhe përvoja e vendeve të Ballkanit në radhët e BE”, tha ndër të tjera Rama, dukë përsëritur se dy vendet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut “po presin për Godonë”.
Pavarësisht se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën përgjigjen pozitive nga vendet e Bashkimit Evropian për negociatat, Rama u shpreh i vendosur se nuk ka rrugë tjetër veç BE-së.