“Vendi juaj është në ligën e dytë” – Futbollisti i Barcelonës provokon keq lojtarët e Espanyolit

“Vendi juaj është në ligën e dytë” – Futbollisti i Barcelonës provokon keq lojtarët e Espanyolit

Ndonëse kryesoi nga minuta e 2-të, Barcelona në fund u desh të pajtohej me një pikë në derbin e Katalunisë ndaj Espanyolit.

Luuk De Jong i siguroi një pikë Barcelonës në minutën e fundit të kohës shtesë ngase deri në ato momente rezultati ishte 2:1 për vendasit.

Pak para atij goli ka pasur një konflikt në fushë, i cili ka sjellë përjashtimin e Gerard Pique nga njëra anë dhe Nick Melamed nga ana tjetër, ndërsa në të 97-ën është “skuqur” dhe Manu Morlanes në pankinën e Espanyolit.

E sa tensionet ishin në kulmin e tyre, tregon gjesti i pamatur i mbrojtësit të Barçës, Ronald Araujo, i cili pas ndeshjes provokoi rivalin duke i treguar dy gishtat dhe duke duartrokitur kështu që rivali i qytetit është një ekip për ligën e dytë. Megjithatë, ai kërkoi menjëherë falje për këtë.

“Dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve dhe njerëzve që e duan Espanyol për atë lëvizje të ngathët. E gjithë kjo është rezultat i tensioneve që u rritën gjatë derbit. Unë e konsideroj veten një person që respekton rivalët dhe klubet e tjera dhe nuk jam krenar për atë që ndodhi ”, ka shkruar Araujo në Twitter

Related Articles