Nuk kishte qetësi mbrëmë në Mitrovicë, qytetarët festuan gjatë suksesin e Trepçës

Nuk kishte qetësi mbrëmë në Mitrovicë, qytetarët festuan gjatë suksesin e Trepçës

Klubi i Basketbollit Trepça e ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve të dielën mbrëma.

“Xehtarët” në finalen e zhvilluar të dielën mbrëma mposhtën Bashkimin me rezultat 76:62 në palestrën Karagaçi në Pejë.

Ky ishte trofeu i parë i klubit mitrovicas pas 10 vjetësh, kur fituan pikërisht Kupën e Kosovës në një finale të ngjashme si kjo ndaj Bashkimit.

Festa në qytetin e Mitrovicës kishte nisur që nga përfundimi i ndeshjes, me qytetarët që kishin dalë rrugëve të qytetit për të festuar suksesin që u mungonte tash e 10 vjet.

Këngët, brohoritjet nuk kishin si të mungonin, ndërsa shumë prej tyre zgjodhën edhe të festonin me veturat e tyre.

Një numër i madh i tifozëve mitrovicas pritën heronjtë e tyre në qendër të qytetit duke festuar bashkë me ta.

Shumë prej mediave lokale në Mitrovicë raportuan se festa kishte zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes.

Related Articles