Prokuroria e Hagës ka hedhur poshtë mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të rrëzuar pjesë të caktuara të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, raporton Gazeta Enigma.
Avokatët e Thaçit dhe të tjerëve pretendojnë se në Kosovë nuk ka pasur konflikt pas qershorit 1999, dhe para fundit të majit 1998.
Si rezultat, ata kishin kërkuar të rrëzohen akzuat për incidente që janë kryer para ose pas këtyre datave, gjë që i hodh poshtë nga Prokuroria e Hagës.
Tashmë kanë kaluar një muaj që kur mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së, e dorëzuar këtë mocion, ndërkaq Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte afat deri më 14 korrik, megjithëse kundërpërgjigjen e kishte çuar në adresë të gjykatës, më 7 korrik. / Gazeta Enigma.