Vendimi i Gjykatës Kushtetuese – Kurti sot takohet me liderët e partive politike

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese – Kurti sot takohet me liderët e partive politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, këtë të shtunë duke filluar nga ora 16:00 do të zhvillojë një takim me liderët e partive politike të tjera, raporton Gazeta “Enigma”.

Ftesa e Kurtit për takim të përbashkët me liderët e partive të tjera erdhi pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën bllokuese në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka dalë me vendim se deputetët janë të detyruar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët. /Gazeta Enigma/

Related Articles