Vendimi i Kurtit për tu mos u paraqitur në prokurori, reagon Hoti

Vendimi i Kurtit për tu mos u paraqitur në prokurori, reagon Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar mbi vendimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për të mos shkuar në prokurori.

Reagimin e tij Hoti e bëri përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Ai shkroi se këto sjellje të Kurtit po i vënë njollë rendit kushtetues dhe demokracise në Kosovë, e cila merret si shembull në rajon dhe më gjerë.

“Sot, Kosova ka qenë në titujt e mediave ndërkombëtare për këtë sjellje të Kurtit.  Por ky nuk e ka për herë të parë që i vë njolla shtetit të Kosovës. Njësoj ka ndodhur edhe kur gjuante gaz në Kuvend, apo kur protestonte disa ditë para shpalljes së pavarësisë. Barazia para ligjit është fundamenti i demokracisë. Nuk ka rrugë tjetër, nuk ka shpëtim askush nga drejtësia. Është vetëm çështje kohe”, shkroi ndër të tjerash ai. /Gazeta Enigma

Related Articles