Vendimi i Qeverisë për posedim të certifikatës me tri vaksina, protestohet në Morinë

Vendimi i Qeverisë për posedim të certifikatës me tri vaksina, protestohet në Morinë

Qytetarët e Kukësit sot do të protestojne në pikën kufitare në Morinë, për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Vendimi i Qeverisë është që askush nuk mund të hyjë në Kosovë, pa pasur dëshminë e vaksnimit me tri doza të vaksinës.

Këtë e ka paralajmëruar organizatori i kësaj proteste Rakip Matmuja, derisa ky i fundit ka bërë të ditur se protesta do të fillojë në orën 10:00.

“Njoftohen të gjithë banorët e rrethit të Kukësit se më datë 24.01.2022 në orën 10 do të zhvillohet një grevë paqësore pranë doganës së Morinit. Për arsye të heqjes së pengesave të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë nga ana e Qeverisë së Kosovës. kërkojmë mbështetjen e të gjithëve pasi nuk është protestë politike por paqësore në shërbim të komunitetit”, ka njoftuar organizatori i kësaj proteste Rakip Matmuja. /Gazeta Enigma/.

Related Articles