Vendimi për Manastirin, Haxhiu: Kërkesë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Vendimi për Manastirin, Haxhiu: Kërkesë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka diskutuar në një konferencë për media lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit, shkruan Gazeta Enigma.

Haxhiu ka potencuar se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, për transferimin e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, ka qenë kërkesë ndaj Kosovës për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

Ministrja theksoi se ky vendim i Kushtetutës ka qenë i padrejtë.

“Për interesimin e Kosovës në Këshillin e Evropës siç e ka përmendur edhe kryeministri Kurti na është vendosur që Kosova ta zbatojë një vendim të padrejtë të Gjykatës Kushtetues të vitit 2016. Duke e pasur parasysh rëndësinë që ka anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm tejet të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës por edhe vet për shtetin e Kosovës kemi konsideruar që duhet të adresohet dhe kemi vazhduar tutje. Tani përpjekja jonë është për hapat e radhës të Komiteti, Asambleja dhe tek Ministrat”, u shpreh Haxhiu.

Related Articles