Vendosen kamera në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri

Vendosen kamera në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri

Kamera janë duke u vendosur në rrugët e “Lagjes së Boshnjakëve” në Veri të vendit.

Mediat kanë siguruar pamje të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, të pauniformuar, duke vendosur kamera.

Krahas kësaj, situata në afërsi të Urës së Ibrit është e qetë.

Ajo ç’ka vihet re në mëngjesin së shtunës së 10 dhjetorit, është se patrullimet e Policisë së Kosovës shihen në numër më të vogël sesa ditëve të tjera.

Related Articles