Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe, me rastin e skadimit të afatit për riregjistrim, tha se është e qartë se “Kurti nuk ka ndërmend të heqë dorë nga plani në të cilin dëshiron të cenojë drejtpërdrejt paqen, të krijojë tensione dhe të zbaton disa nga planet e tij që përfshijnë Kosovën pa serbë”, ka deklaruar ai.
“Që nga dita e parë që filloi sundimin në Prishtinë, qëllimet e tij shiheshin në kokën dhe veprimet e tij. Në këtë kuptim, reagimi i popullit serb dhe i Listës Serbe është normal dhe kjo më së miri pasqyrohet në paralajmërimin që ne dërguam para disa ditësh”, tha Simiq dhe kujtoi se serbët nuk do të lejojnë që të shtypen të drejtat e tyre më elementare njerëzore.
Siç thotë Simiq, nuk ka asnjë serb që është i gatshëm të heqë dorë vullnetarisht nga shteti i tij Serbia, e as të ndërrojë targat e tij të lëshuara nga Serbia.
“Në këtë kuptim, reagimi dhe përgjigja është shumë e qartë. Vendosja e gjobës së parë do të jetë arsyeja për një përgjigje të mprehtë ndaj planit të Kurtit për të hequr të drejtën e serbëve, për t’u sekuestruar pronën e tyre dhe për t’iu mohuar të drejtën e lirisë së lëvizjes”, tha Simiq. .
Afati i ri-regjistrimit të automjeteve i caktuar nga Qeveria e Kosovës skadon sot (31 tetor). Pas kësaj, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të jepen paralajmërime, më pas nga 21 nëntori për një periudhë dymujore, deri më 21 janar, do të ketë gjobë (150 euro).
“Pastaj nga 21 janari do të kemi targa provë edhe për dy muaj, nga 21 prilli nuk mund të lejohen targa të tjera”, tha Kurti.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm 20 nga 9 mijë vetura janë riregjistruar nga KM në targa RKS.