Në një ceremoni solemne të mbajtur në Paris mbrëmë, argjentinasi Lionel Messi u shpall futbollisti më i mirë në botë nga FIFA.
Ylli i Paris Saint-Germain mori çmimin prestigjioz “The Best” për herë të dytë në karrierë.
Messi e ndoqi ceremoninë nga rreshti i parë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo dhe bashkëlojtari Kylian Mbappe.
Kur njeriu i parë i FIFA-s, Gianni Infantino e shpalli argjentinasin si më të mirin e planetit, ndodhi një skenë që mori shumë vëmendje në internet.
Sapo dëgjoi emrin e tij, Messi iu drejtua Mbappes në përqafim, kurse jo edhe gruan e tij, Antonellën.
Më pas, Messi i hodhi një shikim të shkurtë asaj dhe vazhdoi drejt skenës duke e lënë bukuroshen argjentinase të hutuar.
messi embracing mbappe and giving antonela a knee tap is sending me pic.twitter.com/CsrTiZsW4s— e (@8WDCS) February 27, 2023