Telat gjembor që kishin qëndruar këtu për më shumë se 10 ditë tashme janë larguar nga vet ata qe i vendosen, ushtarët e KFOR-it.
Të martën, në Zveçan janë vërejtur edhe më pak protestues në numër në krahasim me ditët e kaluara, të cilët po qendrojnë në afërsi të objektit të komunës.
E, ndryshe nga ditët e tjera, aty munguan zyrtarë të Listës Serbe.
Edhe pjesëtarë të KFOR-it pati më pak.
Ndërkohë në Leposaviq qytetarët protestues gjatë të martës janë marrë edhe me aktivitete.
Shahu e futbolli ishin atraksionet e ditës së sotme për ta.
Madje disave iu bashkuan edhe ushtarë të misionit të NATO-s.
Edhe këtu kishte më pak protestues.
Në objekt u fut edhe një veturë me targa të Policisë së Kosovës e cili barte persona që kujdesen për higjenen sanitare të objektit.
E, gjendja po vëzhgohej edhe nga ajri.
Si asnjëherë më parë gjatë protestave të komunitetit serb, protestuesit në Leposaviq të martën u larguan rreth orës 15:00.
Ndryshe, në objektin e komunës së Leposaviqit që nga 26 maji gjendet akoma kryetari Lulzim Hetemi.