Vërmicë: Një shtetas i Shqipërisë arrestohet për dhënie ryshfeti

Vërmicë: Një shtetas i Shqipërisë arrestohet për dhënie ryshfeti

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të enjten në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, nën dyshimin për dhënie ryshfeti.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 10:30, kur i dyshuari, gjatë dorëzimit të dokumenteve për kontroll në kabinë, kishte futur një kartëmonedhë prej 500 lekësh, me qëllim të ndikimit në kryerjen e detyrës zyrtare.

I dyshuari është arrestuar nga njësitet policore dhe është intervistuar në lidhje me rastin. Me vendim të prokurorit kompetent, ai është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Dhënie ryshfeti”.

Related Articles