Vërshime në veri të Bosnjës, gjendje e jashtëzakonshme në disa komuna

Vërshime në veri të Bosnjës, gjendje e jashtëzakonshme në disa komuna

Dy persona janë zhdukur në qytetin e Tuzllës në Bosnje e Hercegovinë si pasojë e reshjeve të mëdha që kanë shkaktuar rritjen e nivelit të ujit në lumenjtë e këtij vendi.

Për shkak të reshjeve që po vazhdojnë për ditën e tretë me radhë, në pjesën më të madhe, lumenjtë kanë dalë nga shtrati.

Lumi në Poplavë, Banjallukë, del nga shtrati.

Gjendje më e rënduar raportohet në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit, ku janë mbyllur disa rrugë kryesore.

Në Laktash, afër Banjallukës, janë përmbytur rreth 100 shtëpi.

Lumi Bukovica ka çarë kanalin rreth orës katër të mëngjesit dhe ka përmbytur një lagje të tërë.

Sipas Institutit Federal Hidrometeorologjik, reshje intensive priten deri më 29 mars, ndërsa më pas parashikohet stabilizim gradual i motit dhe ndërprerje e reshjeve deri më 3 prill.

Related Articles