Kryetari i komunës së Mitrovicës Bedri Hazma ka shpallur të mbyllur gjendjen emergjente në Mitrovicë e ka shpallur të mbyllur gjendjen emergjente në Mitrovicë si pasojë e vërshimeve në këtë qytet.
Dëmet që janë shkaktuar në këtë qytet llogariten të jenë diku 10 milionë euro.
Sipas një njoftim për media thuhet se Qendra Operative Emergjente Lokale e udhëhequr nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka mbajtur mbledhje të radhës, ku kanë diskutuar rreth gjendjes aktuale nga vërshimet e fundit.
“Fillimisht kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka falënderuar të gjithë akterët relevant të institucioneve, bashkëpunëtorët, njerëzit vullnet mirë, donatorët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në menaxhimin e kësaj situate. Më tutje kryetari Hamza tha se ky takim është thirr me qëllim që të ju informoj që nga sot gjendja emergjente mbaron dhe ne do të vazhdojmë punën për rimëkëmbjen e qytetit”, thuhet ndër të tjera.