Vetaksident në Gjakovë, vetura bie në humnerën rreth 8 metra

Vetaksident në Gjakovë, vetura bie në humnerën rreth 8 metra

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Fshaj të Gjakovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka thënë për Gazetën “Enigma” se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Siç tha Gjurkaj, vetura ka humbur kontrollin duke rënë në një humnerë në lartësi rreth 8 metra.

“Deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari kishte qenë duke ngasur automjetin në rrugën Gjakovë-Xërxë, dhe kur arrin në fshatin Fshaj të Gjakovës, pikërisht në vend ku rruga ishte me kthesë dhe urë nga pakujdesia duke mos ju përshtatur shpejtësisë së lëvizje, kushteve dhe rrethanave të rrugës, papritmas e humb kontrollin mbi automjetin e tij del nga rruga në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes duke u rrokullisur me automjet dhe bien në humnerë në lartësi rreth 8 metrave nga rruga”, deklaroi ai.

Ai tutje ka thënë se në aksident janë lënduar dy persona.

“Si pasojë shkaktohen dëme materialë në automjetin e aksidentuar dhe lëndime trupore marrin dy bashkudhëtarët. Të lënduarit pas aksidentit me ndihmën e kalimtarëve të rastit dërgohen në emergjencën e spitalit në Gjakovë, ku pas kontrollit mjekësor për shkak të lëndimeve i dyshuari dhe një bashkudhëtar ndalen në repartin Ortopedik në Spitalin e Gjakovës për shërim të mëtejshme”, tha mes tjerash ai. 

Related Articles