Në Lubizhdë të komunës së Prizrenit, ka ndrruar jetë një 23-vjeçar pas plagëve që mori nga një vetaksident trafiku, raporton Gazeta “Enigma”.
Dy vëllezër kanë pësuar vetaksident sonte në orën 19:55, në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku si pasoj e kësaj njëri nga vllezërit ka ndrruar jetë, rastin e ka konfirmuar për gazetën Enigma policia e Prizrenit.
Lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe vëllai i tij, i cili ishte në veturë bashkë me 23-vjeçarin, tashmë të ndjerë.
Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe po trajtohet në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, ka bërë të ditur Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë në Prizren. /Gazeta Enigma/.