Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.
Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një vetaksident trafiku ka ndodhur edhe mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Tranziti i vjetër’ në Prizren, ku si pasojë është lënduar një person.
Togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, tha për Sinjalin se njësia e komunikacionit po merret me rastin.
“Ne ora 7:20 ne rrugen Tranziti I vjeter eshte raportuar per nje vet aksident trafiku. Nga aksidebti nje person ka pesuar lendime trupore. Njësia e komunikacionit është duke u marr me rastin”, tha Bytyqi.
Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.