Vetura godet për vdekje një biçiklist në Ferizaj, shoferja dërgohet në mbajtje

Vetura godet për vdekje një biçiklist në Ferizaj, shoferja dërgohet në mbajtje

Një person ka humbur jetën dje në Ferizaj, pasi i njëjti u përfshi në një aksident trafiku në rrugën ‘Riza Matoshi’.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se shoferja dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën i cili po drejtonte biçikletën.

“Vozitësja femër  kosovare me veturë nga pa kujdesia, ka goditur biçiklistin mashkull  kosovar. Si pasojë, lëndime ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku si pasoj e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi , ndërsa shoferja  është dërguar në mbajtje.

Related Articles