Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën “Brigada 123” në qytetin e Suharekës.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar se pos dëmëve materiale edhe një person është lënduar.
“Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me menaxhimin e rastit, përfshirë procedurat e nevojshme hetimore”, ka thënë Bytyqi.