Një vetaksident ka ndodhur ditën e sotme në orët e hershme të mëngjesit në qendër të Gjilanit. Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar Ismet Hashani nga Policia Rajonale në Gjilan.
Si pasojë e aksidentit nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Një aksident ka ndodhur në ditën e sotme në orët e hershme të mëngjesit. Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Policia e Kosovës është duke i udhëheqë hetimet, lidhur me shkaqet që kanë ardh deri te aksidenti”, ka thënë Hashani. /Gazeta Enigma/