Vetaksidentohet dhe kanos zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari nga Gjilani

Vetaksidentohet dhe kanos zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari nga Gjilani

Një vetaksident ka ndodhur dje në rrugën “Esat Berisha” në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti kishte bërë vetë aksident dhe kur zyrtarët policorë kishin shkuar për t’i ofruar ndihmë, i dyshuari i kishte ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë./Gazeta Enigma/

Related Articles