Vetëm 10 minuta kishin kaluar nga starti i ndeshjes: Tifozët e Tottenhamit u larguan nga stadiumi St James’ Park

Vetëm 10 minuta kishin kaluar nga starti i ndeshjes: Tifozët e Tottenhamit u larguan nga stadiumi St James’ Park

Një numër i tifozëve të Tottenhamit u panë duke u larguar nga St James’ Park pas vetëm 10 minutash të shartimit të ndeshjes kundër Newcastles.

Jacob Murphy kaloi në epërsi Magpies pas vetëm dy minutash lojë, derisa i dyti u shënua vetëm katër minuta më vonë nga Joeliton që u asistua prej Fabian Schar.

Murphy ishte sërish në listën e realizatorëve, kur vetëm tre minuta kaluan nga goli i dytë, për të trefishuar epërsinë e Newcastles në minutën e nëntë.

Pasi rezultati shkoi nga 2-0 në 3-0 në minutën e nëntë, një numër i tifozëve të Spurs kishin parë mjaftueshëm.

Siç mund ta shihni nga pamjet më poshtë, disa mbështetës të ngopur u drejtuan për tek daljet e St James’ Park, ndërsa tifozët e Newcastle festuan një epërsi të paprecedentë.

Gazetari i Chronicle Lee Ryder u dha fansave një përditësim në Twitter, duke thënë: “Disa tifozë të Tottenhamit tashmë janë në largim e sipër”, përpara se të shtonte: “Trenat në Stacionin Qendror që shkojnë në Londër do të jenë të zënë tani për tani”.

Gjërat shkuan nga keq e më keq për ekipin mysafir, kur Alexander Isak shënoi një dygolësh të shpejtë në minutën e 19 dhe 21 për t’i dhënë Magpies një epërsi të jashtëzakonshme me pesë gola.

Derisa pjesa e parë u mbyllë 5-0, Spurs u kthyen me gol në 45 minutat e dytë, të cilën e realizoi Harry Kane (49’) për 5-1.

Related Articles