Policia rajonale e Ferizajt përmes një komunikate për media ka njoftuar se vetëm brenda një muaji (tetor) janë regjistruar 142 aksidente trafiku, raporton Gazeta “Enigma”.
“Gjatë muajit të kaluar, në rajonin e Ferizajt, përshirë komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, janë raportuar gjithsej 142 aksidente të komunikacionit rrugor, prej tyre 62 me lëndime, 79 persona të lënduar, dhe 80 aksidente me dëme materiale”, thuhet në njoftimin e tyre.
Në një kumtesë për media, policia rajonale e Ferizajt thekson se në përgjithësi numri i aksidenteve për muajin tetor 2024 ka shënuar rënie prej -11.80 %, për dallim nga muaji tetor 2023 që janë raportuar 161 aksidente të komunikacionit rrugor. /Gazeta Enigma/