Vetëm java e dytë, skuadra kosovare shkarkon trajnerin

Vetëm java e dytë, skuadra kosovare shkarkon trajnerin

Vushtrria ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin Tahir Ademi.

Përmes një komunikate për media, Vushtrria ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me trajnerin Ademi.

Kjo erdhi pas rezultateve të dobëta, ku në dy ndeshjet e para, Vushtrria i humbi të dyja në kuadër të Ligës së Parë.

Ky është njoftimi i klubit:

FC Vushtrria njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Tahir Ademi!

Pas rezultateve në dy ndeshjet e para, Tahir Ademi e ofroj dorëheqjen si kryetrajner i klubit, dhe me mirëkuptim të dyanshëm u shkëput marrëveshja.

Klubi e falenderon për kontributin e dhënë dhe Tahirit i urojmë shëndet dhe mbarësi në jetë!

Related Articles