Vetëm Navalny gjallë, si vdiqën kundërshtarët e Putinit?

Vetëm Navalny gjallë, si vdiqën kundërshtarët e Putinit?

Alexey Navalny është kundërshtari më i madh i Vladimir Putinit.

Aktualisht Navalny është i burgosur për shkak të aktivitetit të tij kundër pushtetit në Moskë.

Për dallim prej kundërshtarëve të Putin, Navalny është me fat. Të tjerët kanë vdekur në rrethana të ndryshme, në periudha të ndryshme, transmeton Gazeta Enigma.

KRITIKUESE DERI NË FUND
Anna Politkovskaya head on hands

Anna Stepanovna Politkovskaya, e cila si gazetare kishte punuar më 1999 në Novaya Gazeta. Ajo u bë e njohur në Rusi për raportimet e saj për Luftën e Dytë në Çeçeni. Ajo po ashtu zëshëm  ka kritikuar Vladimir Putinin duke shkruar disa libra duke denoncuar korrupsionin dhe abuzimin me të drejtat e njeriut.

Më 7 tetor 2006, Politkovskaya, u gjet e vdekur në ashensorin e ndërtesës ku ndodhej banesa e saj. Ajo ishte qëlluar pesë herë. Gjashtë burra përfunduan në burg për vrasjen e cila u cilësua si e porositur. Por kurrë nuk është gjetur se kush ka paguar për vrasjen e saj.

I HELMUAR ME POLONIUM
Alexander Litvinenko

Aleksandër Valterovich Litvinenko, ka punuar në Komitetin për Siguri Shtetërore (KGB) më 1988. Në po të njëjtin vit ai u akuzua për aktivitete ilegale.

Ai ka qenë i njohur për kritikat që ia ka bërë Putinit. Më 1 nëntor 2006 pas një takimi me Andrey Lugovoy dhe Dmitry Kovtun në Millennium Hotel në Londër, ai u sëmur. Më 23 nëntor ndërroi jetë nga dëmtimi akut nga rrezatimi. Në ditën e njëjtë mjekët arritën të gjejnë se ai vdiq si pasojë e helmimit me polonium-210.

Ç’NGJAU ME TË VËRTETË?
Yevgeny Khamaganov

Yevgeny Khamaganov, ishte gazetar nga Buryatia dhe ka qenë i njohur për artikutj kritikues ndaj qeverisë federale. Ai ishte hospitalizuar më 10 mars 2017. Disa raporte thonë se ai ishte goditur nga disa sulmues, derisa raporte të tjera thonë se ishte për shkak të komplikimeve nga diabeti. Më 16 mars të po këtij viti, Khamaganov vdiq në spital. Asgjë nuk është nxjerr kurrë se nga çfarë ka vdekur.

LIDERËT E OPOZITËS VRITESHIN
Sergei Yushenkov's funeral

Sergei Yushenkov ka qenë një prej liderëve të Partisë Liberale të Rusisë. Ai në vitin 2003 u bë politikani i dytë  nga kjo parti që u pushkatua në Moskë, pas Vladimir Golovolyov, i cili ishte ekzekutuar në gusht 2002. Për vrasjen e  Yushenkov përgjegjësinë e kanë mbajtur autoritetet ruse.

HESHTET NJË TJETËR GAZETAR
Nikolai Andrushchenko

Nikolai Andrushchenko, një fizikant i cili shkurt kishte shërbyer edhe si jurist, bëri emër si gazetar në Nosy Peterburg.

Më 9 mars 2017 rrugës për një takim ai ishte sulmuar nga disa të panjohur. Pas disa orësh kërkiesh ai ishte gjetur me lëndime të rënda në kokë. Pasi iu kishte nënshtruar operimit, ai kishte mbetur në koma. Më pas ishte zgjuar dhe më 19 prill kishte vdekur.

BURGIM DERI NË VDEKJE
Sergei Magnitsky grave

Sergei Leonidovich Magnitsky ka punuar se këshilltar taksash në kompaninë Heritage Capital.

Ai është arrestuar më 2008 ku më pas u mbajt në ndalim për 11 muaj. Më 2009 ishte diagnostikuar me pankreatit dhe gurët në tëmth. Pas kishte dështuar operimi, ai më 16 nëntor 2009 u gjet i vdekur në qeli për shkak të mostrajtimit.

I QËLLUAR NË SYTË E KREMLINIT
Boris Nemtsov speaking into mic

Boris Yefimovich Nemtsov, ka qenë guvernatori më i ri në Rusinë post-Sovjetike. Ai ka qenë rrugës të bëhet president pas  Yeltsin, por që në vend të tij u bë Putin. Më 27 shkurt 2015 ai ishte qëlluar me katër plumba në shpinë duke këputur urës afër Kremlinit.

DËMI KOLATERAL
Anastasia Baburova picture on protest sign

Anastasia Baburova, ishte studente gazetarie në Univeristetin Shtetëror të Moskës. Në kohën e vrasjes ajo ishte duke punuar si gazetare e pavarur në Novaya Gazeta. Ajo ishte qëlluar në kokë gjatë një konflikti ku ajo u munduaa t’i japë ndihmë një personi.

RRËZIMI I MBROJTËSVE
Stanislav Markelov

Stanislav Yuryevich Markelov, ka qenë një avokues i të drejtave të njeriut dhe avokat në Federatën Ruse.

Për vrasjen e tij është thënë: “E fundit në radhën e gjatë të kritikuesve të fortë të shtetit që vret”.

SËMUNDJA MISTERIOZE
Yuri Petrovich Shchekochikhin

Yuri Petrovich Shchekochikhin, nisi të punojë në Novaya Gazeta më 1996, ku raportonte për korrupsionin, krimin e organizuar dhe konfliktin në Çeçeni.

Para vdekjes ai ishte sëmurë ku kishte shfaqur simptoma të një virusi. Më pastaj ishte shtrir në spital dhe më pas të gjitha organet i ishin ndalur së funksionuari një nga një.

VDEKJA E RIVALIT
Boris Berezovsky

Boris Berezovsky, ishte një inxhinier që shiste vetura pas rënies së Bashkimt Sovjetik. Më 1994 i kishte shpëtuar një atentati. Por më 23 mars 2013 ishte gjetur i vdekur me një shall rreth qafës në shtëpinë e tij në Ascot.

SHTYPJA E MBROJTËSVE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT
Natalya Estemirova

Natalya Estemirova, nisi të punojë në Qendrën  e të Drejtave të Njeriut në Grozny. Ajo e dinte me se do të përballej. The Guardian e pa përshkruar vdekjen e saj si të “parashikueshme”. Më 2009 ajo ishte grabitur dhe më pas ishte vrarë në afrësi të Ingueshtia. Ende akush nuk është i akuzuar për vrasjen e saj.

VRASJE NË PIKË TË DITËS
Denis Voronenkov

Pavarësisht të qenurit anëtar i Partisë Komuniste, nga 2011 deri ëm 2016, Denis Nikolayevich Voronenkov dhe partia e tij llogariteshin si aleatë jozyryarë të Kremlinit për vite.

Ai është brarë në Kiev më 2017. Vrasrësi është identifikuar si Pavlo Parshov, i cili më pasë kishte vdekur në spital.

KUSH MBETI?
Nikolay Glushkov

Nikolay Alekseevich Glushkov, ishte i afërt me Boris Berezovsky, ku dhe përfundoi duke u gjetur i vdekur pesë vjet pas vdekjes së parakohshme të shokut të tij.

Ai u vra më 2018. Para kësaj kishte thënë se “nuk shoh dike tjetër që ka mbetur përveç meje”.

Ai ka vdekur vetëm një javë para se të helmohej Sergeu Skripal dhe e bija e tij Yulia./Gazeta Enigma/

Related Articles