Bazuar në statistikat e aksidenteve fatale të muajit gusht 2021, policia njofton se për një muaj në aksidente të ndryshme trafiku vdiqën 13 persona.
“Është një situatë e ndjeshme me një numër prej 13 personave ( 8 pasagjer, 4 shofer dhe 1 këmbësor), që kanë humbur jetën në aksidente fatale”, njofton policia.
Sipas policisë, shpejtësia është shkaktari me i shpeshtë i aksidenteve në trafik, prandaj kanë publikuar moton “MOS SHPEJTO, E KE VETËM NJË JETË”.
Policia e Kosovës vazhdimisht bën apel tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar.