Vetëplagoset me armë zjarri një person në Gjilan

Vetëplagoset me armë zjarri një person në Gjilan

Një person është vetëplagosur në dorë me armë të zjarrit.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:00 në komunën e Gjilanit.

I dyshuari mashkull ishte dërguar në emergjencën e spitalit për shkak se ishte vetë plagosë në shuplakën e dorës së majtë me një armë zjarri .

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri formë stilolapsi dhe predhën e fishekut që mjekët ia kishin hequr të dyshuarit nga dora.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, ndërsa lënda e rastit do të hetohet në procedurë të rregullt, njofton raporti 24 orësh.

/Gazeta Enigma/

Related Articles