Disa persona sot sulmuan me vezë kandidatin për kryetar të LDK-së për Prishtinë, Përparim Rama, duke brohoritur “Vetëvendosje”, raporton Gazeta Enigma.
Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prishtinë, ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje dhe i ka quajtur të rreme raportimet që e lidhën këtë sulm me emrin e partisë.
“Sapo u njoftuam nga mediat se disa persona paskan hedhur vezë në një tubim ku ka qenë prezent kandidatit për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së. Këto lajme janë të pavërteta dhe tendencioze. Aksionet e aktivistëve tanë kanë qenë gjithmonë publike. Pra edhe njëherë ritheksojmë së këto veprime nuk janë organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!”.
Rama u sulmua me vezë derisa ishte në një aktivitet në kryeqytet./Gazeta Enigma/