Ata që në Kosovë sot drejtojnë qeverinë dhe në 2021 synuan dhe Tiranën kësaj radhe kanë zgjedhur të braktisin garën elektorale, mision për të cilën partitë ekzistojnë.
Vetëvendosje nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për regjistrim në zgjedhjet lokale, por drejtuesit e saj në Tiranë thonë se në fakt ata nuk kanë qenë kurrë parti.
Pra nuk kanë synuar kurrë të marrin pushtet politik në Shqipëri.
“Qendra e Vetëvendosjes në Shqipëri nuk ka qenë ndonjëherë e regjistruar si parti politike, por si organizatë e shoqërisë civile. Nuk ka ndonjë vendim për të marrë pjesë në këto zgjedhje, as duke u regjistruar si parti, as duke mbështetur kandidatë të pavarur.”, tha Bojken Abazi.
Zyrat e saj në kryeqytet janë ende të njëjtat, mbajnë logon e Vetëvendosjes, por nuk po kryejnë asnjë aktivitet elektoral.
“Vetëvendosja erdhi në Shqipëri në vitin 2021, duke ngjallur kureshtje por edhe pritshmëri, sepse në fushatë u përfshi personalisht Albin Kurti. Partia e re mori pjesë në garë vetëm në 3 qarqe, po as në Tiranë, as në Gjirokastër e as në Lezhë nuk fitoi dot ndonjë mandat deputeti.
Sot, dy vjet më pas, siç thonë aktivitët, organizata përkohëshisht ka pezulluar çdo lloj aktiviteti.
Kreu i Vetëvendosjes ndërkohë, nuk i ka pezulluar vizitat në Tiranë. Përkundrazi, janë pezulluar tensionet mes tij dhe Edi Ramës. Takimi i Ohrit, presioni ndërkombëtar për t’u ulur e gjetur paqen me Serbinë, shtimi i presionit të brendshëm politik në Kosovë, por edhe dashamirësia e Ramës për të bashkëndarë me Kurtin akuzat për tradhti kombëtare e kanë bërë Kurtin të fokusohet më shumë në punët e Prishtinës sesa Shqipërisë.“, raporton gazetarja Esiona Konomi./abcnews.al