Vetëvendosje thotë se nuk do ta votojë buxhetin e Prishtinës

Vetëvendosje thotë se nuk do ta votojë buxhetin e Prishtinës

Kuvendi Komunal i Prishtinës, në një seancë të jashtëzakonshme, po diskuton për miratimin e buxhetit për vitin 2026, raporton Gazeta Enigma.

Drejtoresha për Financa, Valbona Makolli, ka prezantuar strukturën e buxhetit dhe ka kërkuar aprovimin e tij në tërësi, ndërsa LDK dhe PDK kanë shprehur mbështetje me theks në stabilitet dhe zhvillim, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se nuk do ta votojë këtë buxhet, duke e cilësuar të papranueshëm dhe problematik në disa aspekte.

“I gjithë buxheti është i ndarë në 5 kategori ekonomike. Kategoria e pagave dhe mëditjeve për vitin fiskal 2026 janë 48.3 milionë euro për këtë kategori. Kategoria e mallrave dhe shërbimeve kap vlerën prej 32 milionë. Shpenzimet e komunale 3 milionë e gjysmë. Subvencionet dhe transferet 6.8 milionë. Investimet kapitale 60 milionë e 800 mijë. Ky buxhet është i përcaktuar në vizion e transformimit të kryeqytetit. Këto projekte janë të ndara në secilën kategori dhe janë bazuar edhe në dëgjime buxhetore. Buxheti i investimeve kapitale është i bazuar në projekte të mëdha kapitale për secilën kategori. Përveç investimeve të mëdha janë edhe shpenzimet operative të cilat direkt janë të përfshira në jetën e qytetarëve. Kërkoj aprovimin e këtij buxheti në tërësi”, tha ajo.

Në emër të LDK-së, Jeta Rafuna ka deklaruar se partia e saj do ta mbështesë buxhetin, pasi sipas saj ai adreson nevojat e qytetarëve dhe nuk përbën vetëm një dokument financiar operacional, por një instrument zhvillimi për përmirësimin e jetës së përditshme dhe forcimin e kapaciteteve të kryeqytetit.

“Në emër të LDK-së ne e përkrahim buxhetin sepse ai adreson nevojat e qytetarëve. Buxheti nuk është vetëm buxhet shifrash operative, por është një instrument zhvillimi që synon përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve dhe forcimin e kapaciteteve të kryeqytetit”.

Related Articles