Vetëvrasja në burgun e Gjilanit, reagon Mozziku

Vetëvrasja në burgun e Gjilanit, reagon Mozziku

Para disa ditësh u raportua për një vetëvrasje në Qendrën e paraburgimit të Gjilanit, ku viktima është daja i reperit të njohur Mozzik, njofton Gazeta Enigma.

Lidhur me këtë ngjarje që ka prekur Mozzikun dhe familjen e tij, reagimet nuk munguan.

Kësaj here reperi përmes një postimi në Facebook, është shprehur i revoltuar teksa ka ngritur edhe disa pyetje për rastin.

“Vdekje në duar të shtetit!”, ka shkruar Mozzik.

“1. Si është e mundur të lihet ashtu krejtësisht i vetëm një person i ndaluar për “Dhunë në familje”, për të cilin mirëfilli dihet gjendja mendore e tij?

2. Si është e mundur të lihet vetëm një person për të cilin organet e Policisë kanë pasur në posedim të gjithë dokumentacionin përkatës të trajtimit të tij mendor?

3. Me çfarë mjeti ka kryer vetëvrasjen dhe pse nuk janë marrë masat preventive për t’i pamundësuar një veprim të tillë?

4. Ku ishin zyrtarët kompetent, në kohën e kryerjes së aktit?

5. Edhe sa raste të pakujdesisë e neglizhencës së shtetit për shkak të të cilave humbin jetë duket të ndodhin që të mbushemi mend?”, ka vazhduar Mozzik.

Postimi i plotë:

Related Articles