Publicisti, Veton Surroi ka folur për akuzat që iu bënë se kompania që është bashkëaksionar ka dhënë mbi 400 mijë euro ryshfet për leje ndërtimi.
Surroi tha se akuzat ndaj tij dhe kompanisë ku është bashkëakionar janë të pavërteta.
Ai ka theksuar se ai miqësisht ka hyrë në biznesin e ndërtimeve.
Surroi ka thënë se ai është marrë në pyetje nga Prokuroria.
“Para dy viteve jam marrë në pyetje nga Prokuroria për këtë çështje dhe me kaq ka përfunduar”, tha ai në emisionin “Poliitko” në Kanal 10, përcjell Gazeta Enigma.
Ndiqeni intervistën e plotë: