Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytetin e Pejës, një pëson deri sa ka qenë duke pastruar armën e tij të cilën e kishte me leje, është vetë plagosur në dorë.
I dyshuari pasi ka marrë tretman mjekësor është arrestuar dhe dërguar në stacion policor, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar tri revole dy prej tyre ishin pa leje, tre fishekë dhe një gëzhojë.
“Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar deri sa ka qenë duke pastruar armën e tij të cilën e kishte me leje, është vetë plagosur në dorë. I dyshuari pasi ka marrë tretman mjekësor është arrestuar dhe dërguar në stacion policor, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar tri revole dy prej tyre ishin pa leje, tre fishekë dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftim.