Vetura “fluturon” mbi parking në lagjen Arbëria në Prishtinë

Vetura “fluturon” mbi parking në lagjen Arbëria në Prishtinë

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Prishtinë.

Grupi “Vrojtuesit e Lagjes”, në Facebook, kanë publikuar disa fotografi në të cilën shihet vetura teksa ka “fluturuar”, mbi muri duke rënë në parking.

Aksidenti shihet të ketë ndodhur afër komunës së re të Prishtinës në lagjen “Arbëria”, ish-Dragodan.

Ende nuk dihen nëse ka të lënduar dhe rrethanat që kanë çuar në aksident.

Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin në fjalë.

Related Articles