Vetura godet 4 vajza te Mensa e Studentëve në Prishtinë

Vetura godet 4 vajza te Mensa e Studentëve në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash te Mensa e Studentëve në Prishtinë, ku një veturë ka goditur katër vajza.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes janë publikuar nga Gazeta Demos.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar këtë për Gazetën Enigma.

Ajo ka bërë të ditur se rreth orës 16:00 është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.  

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe katër këmbësor.   Për  pasojë, katër persona, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti për Enigmën.

Kurse, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti./Gazeta Enigma/

Related Articles