Një këmbësor është goditur nga vetura sonte në Prishtinë.
Nga Zyra për informim e Policisë së Kosovës në Prishtinë, kanë bërë të ditur për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40..
“Sot rreth orës 19:40, në rrugën ‘Fehmi Lladrovci; në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, njofton Policia.
Tutje, Policia njofton se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin. /Gazeta Enigma/