Vetura hyri në kahje të kundërt, bëhen llom dy vetura në Gjilan, ka të lënduar (FOTO)

Vetura hyri në kahje të kundërt, bëhen llom dy vetura në Gjilan, ka të lënduar (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:45 në Gjilan, mes dy veturave, ku si pasoj kanë mbetur të lënduar dy persona, raporton Gazeta Enigma.

Gazeta Enigma ka siguruar pamje të aksidentit ku dyshohet se njëra veturë ka hyrë në kahje të kundërt duke e goditur veturën e cila ishte duke lëvizur në kahjen e lejuar të lëvizjes.                                                                                                                                                   

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani e ka konfirmuar këtë aksident për Gazetën Enigma.

Ai ka bërë të ditur se kanë mbetur të lënduar ngasësit e të dy automjeteve duke u dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Gjilan.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan me datën 15.01.2023 rreth orës 23:35 ka pranuar informatë për një aksident trafiku me lëndime i ndodhur në qytetin e Gjilanit afër ambulancës së qytetit.Hetuesit Policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur njësia një (1) ka hyrë me automjetin e tij në kahjen e kundërt të lëvizjes me ç ‘rast është ndeshur me njësinë dy (2) e cila ishte duke lëvizur kahjen e lejuar të lëvizjes”, ka thënë Hashani për Enigmën.

“Me këtë rast përpos dëmeve materiale në dy automjetet, lëndime trupore kanë pësuar ngasësit e dy automjeteve dhe një pasagjer të cilët pas trajtimit në Qendrën Emergjente në Gjilan janë liruar për në shtëpi”./GAZETA ENIGMA/

Related Articles