Vetura kalon rrethojat dhe bie në parking, Policia jep detaje për Enigmën

Vetura kalon rrethojat dhe bie në parking, Policia jep detaje për Enigmën

Pak çaste më parë u raportua për një aksident në Gjilan, ku një veturë ka kaluar rrethojat dhe ka rënë në një parking, shkruan Gazeta Enigma.

Policia në Gjilan ka konfirmuar për Enigmën se një veturë në lëvizje e ka humbë kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Si pasojë e kësaj vozitësja ka pësuar lëndime të lehta dhe nga ky aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i heton rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani për Gazetën Enigma.

Related Articles