Vetura ”Off Road” rrokullistet bjeshkëve të Dukagjinit, shoferi përfundon në QKUK

Vetura ”Off Road” rrokullistet bjeshkëve të Dukagjinit, shoferi përfundon në QKUK

Këtë të diel në Bjeshkën e Deçanit është rrokullisur një veturë “Off Road”, si pasojë një person ka mbetur i lënduar. Rastin e ka bërë të ditur zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se ngasësi i veturës ka marrë tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare.

“Rreth orës 12:30 Policia është informuar për një vetaksident në Bjeshkën e Deçanit. Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person (shoferi i veturës) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërgu në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas është transferuar në QKUK”,  deklaroi ai.

Rokulliset një SUV-i i Off Road-it, në bjeshkët e Dukagjinit lëndohet një person.Drive/Zone YouTube Channel -> https://youtube.com/channel/UC0CRfdFQF40rt-7MO1wNqZQPosted by DriveZone on Sunday, June 20, 2021

Related Articles