VIDEO: 12 vjeçarja sulmohet nga qentë endacakë, i shkaktojnë lëndime

VIDEO: 12 vjeçarja sulmohet nga qentë endacakë, i shkaktojnë lëndime

Të premten, 12 vjeçarja Mjaltina Kadriu, u sulmua nga qentë endacakë në qendër të Prishtinës.



Sipas saj, ishin gjashtë qenë që iu vërsulen, derisa ajo po shkonte për ta marrë vëllanë nga shkolla.

Vajza u dërgua për tretman mjekësor në Emergjencë. Sipas drejtorit të Emergjencës, Naser Syla, gjendja e vajzës është e mirë, veçse 12-vjeçarja ka pësuar stres nga rasti që i ka ndodhur.

Një apel për institucionet e pati nëna e vajzës, e cila kërkoi nga komuna që të gjejë një zgjidhje për këtë problematikë.

VIDEO

Related Articles