VIDEO: Teleferiku në Brezovicë ende jashtë funksionit, bie numri i vizitorëve

VIDEO: Teleferiku në Brezovicë ende jashtë funksionit, bie numri i vizitorëve

Teleferiku në Brezovicë ende jashtë funksionit. Turistët shprehen të zhgënjyer, bizneset thonë se kanë humbje të mëdha, AKP thotë se po punojnë në zgjidhjen e problemit.



Afaristët dhe vizitorët kërkojnë që sa më shpejt të rregullohet kjo çështje përderisa theksojnë se kanë telashe edhe me energji elektrike.

Me motorski ose me këmbë, këto janë alternativat e vetme për të shkuar të qendra e skijimit në Brezovicë. Por për shkak të mungesës së teleferikut s’mund të shfrytëzohen pistat e skijimit.   

Vizitorët të cilët u ngjiten në këmbë shpresojnë që shumë shpejt të rregullohet teleferiku.

Sipas RTK’së teleferiku do të rregullohet nesër (e diele), përcjell Gazeta ‘Enigma’.

“Kemi pasur 70 për qind më pak mysafirë”, thotë një punëtor.

VIDEO

Related Articles