Përgjatë mesditës së të enjtes një veturë që po transportonte para të bankës është sulmuar me armë.
Kombi ishte duke lëvizur në magjistralën Gjilan-Prishtinë.
Ende nuk dihet se grabitësit kanë mundur të grabitin parat që ishin në kombin e një kompanie.
Rastin për Gazetën “Enigma”, e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.
“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informatë se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi, i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave. Policia e kosovës njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka thënë Hashani.