VIDEO – Futbollisti i Nottingham Forest shënon golin e vitit me vollej ndaj West Bromit

VIDEO – Futbollisti i Nottingham Forest shënon golin e vitit me vollej ndaj West Bromit

Jack Colback ka shënuar një nga golat vollej më të mira që do të keni parë ndonjëherë në fitoren 3-0 të Nottingham Forest kundër West Bromwich Albion.

Skuadra e Steve Cooper kaloi në epërsi 2-0 falë penalltisë së Brennan Johnson dhe një goditjeje me kokë të Ryan Yates, me Darnell Furlong.

Megjithatë, loja tashmë ishte në përfundim dhe nuk pritej ndonjë gol, por Colback mori një pasim nga Johnson.

Ajo që pasoi ishte një goditje e ashpër me këmbën e majtë që kaloi mbi David Button dhe në rrjetën e mysafirëve.

Colback dukej krejtësisht i shtangur teksa shokët e tij të skuadrës nxituan për të festuar dhe 32-vjeçari vuri dorën në gojë.

Goli është bërë shpejt viral në mediat sociale dhe ka bërë që fansat të debatojnë nëse ‘goditja’ ishte e menduar apo thjesht me fat.

Related Articles