VIDEO – Futbollisti kosovar shënon përsëri në Suedi

VIDEO – Futbollisti kosovar shënon përsëri në Suedi

Edvin Kurtulus ka shënuar gol sërish për skuadrën e Hammarbyt.

Hammarby të enjten mbrëma fitoi në udhëtim te Degerforsi me rezultatin 1:0 në kuadër të xhiros së katërt të elitës së futbollit suedez, ndërsa golin e fitores e shënoi mbrojtësi i Kosovës.

22-vjeçari Kurtulush shënoi në minutën e 25-të të ndeshjes, me asistimin e Nahir Besaras. Për Kurtulusin që e kompletoi një tjetër ndeshje në “Allsvenskan” e Suedisë, ishte goli i dytë sezonal.

Loret Sadiku e kompletoi ndeshjen te Hammarby, kurse Astrit Selmani u zëvendësua në minutën e 89-të.

Hammarby është i pari në tabelë me 12 pikë nga katër ndeshje.

Related Articles