Porta mbetet shqetësimi më i madh i Federatës dhe tifozëve të kombëtares së Kosovës në futboll, por një emër i ri në futbollin gjerman po i jep një fije shprese Kosovës.
17 vjeçari Gentijan Jerlija është në hapa të sigurtë për t’a përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës A.
I riu me origjinë nga Gjilani i cili luan për skuadrën gjermane BFC Dynamo është grumbulluar nga Kombëtarja e Kosovës U19 për tri ditë radhazi që e pati kjo kombëtare.
I lindur e rritur në Gjermani, Jerlija tregon se hapat e parë për t’u marrë me futboll i ka marrë nga babai Irfani i cili në vitet 1995-1997 kishte djersitur fanellën e klubit futbollistik Gjilani, por ishte detyruar të të largohej nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë.
Ai shprehet i lumur për ftesën e Kosovës U19 dhe e falenderon trajnerin Ramiz Krasniqin për besimin e dhënë.
“Jam shumë i lumtur që jam ftuar nga Kombëtarja e Kosovës U19, është ëndërr e secilit portier nga Kosova që ta përfaqësojë vendin e tij, prandaj e falenderoj trajnerin Ramiz Krasniqi për besimin e dhënë”, ka thënë Jerlia.
Jerliia ka thënë se stërvitjet i kanë shkuar mirë dhe është ndarë i kënaqur nga trajtimi që e ka pasur te Kosova U19.
“Stërvitjet më kanë ecur mirë, të gjithë më kanë pritur mirë te Kosova U19, po ashtu jam paraqitur në miqësoren ndaj 2 Korrikut që e kemi zhvilluar në kampion Nacional në Hajvali”, ka thënë Jerlia për Gazetën Enigma.
Ai pret që të ftohet nga Kosova U19 edhe për dy miqësoret që i zhvillon Kosova më 26 dhe 28 mars ndaj Shqipërisë.
“Shpresoj që të ftohem edhe për dy miqësoret e radhës ndaj Shqipërisë”, ka thënë ai./GazetaEnigma/