VIDEO/ Ish i burgosuri i cili qelinë e ndau bashkë me Albin Kurtin

VIDEO/ Ish i burgosuri i cili qelinë e ndau bashkë me Albin Kurtin

Gani Çekun së bashku me djalin e tij, Selimin, së pari forcat serbe i kishin arrestuar në malet e fshatit Kodrali të komunës së Gjakovës. Më pas, thotë se e dërguan në sekretariat të punëve të brendshme të po këtij qyteti, ku e pyeten për shumëçka.

Nga aty, tregon se i dërguan në burgun e Pejës ku nuk i keqtrajtuan. Frika e madhe kishte nisur kur Çekun, atëherë 51-vjeçar dhe djalin e tij që kishte vetëm 17 vjet, i dërguan në burgun e Lipjanit.

Në burgun e Dubravës, Çeku nuk e kishte djalin afër. Shqetësohej ngaqë vazhdimisht dëgjonte rrahje të pamëshirshme diku prej disa dhomave të burgut.

Fati i mirë i përcolli vetëm atëherë kur i shpëtuan masakrës së Dubravës. Por, pas asaj, i nisën për në burgun e Nishit, atje ku dhomën e kishin ndarë me Albin Kurtin, kryeministrin e tashëm të Kosovës.

Related Articles