VIDEO: KEDS shkyq nga rrjeti “hajnat” e rrymës

VIDEO: KEDS shkyq nga rrjeti “hajnat” e rrymës

Të shoqëruara nga Njësitet Speciale të Policisë, ekipet e KEDS kanë ndërmarrë aksion ndaj konsumatorëve që dyshohet se e kanë vjedhur rrymën.

Gjithsej janë kontrolluar tetë lokacione në Prizren. Cak ishin biznese kryesisht të vogla.

Pas vërtetimit të keqpërdorimit me energjinë elektrike, u morën veprimet e duhura.

Por kjo punë nuk përfundon këtu, pasi KEDS thotë se do të ndërmarrë hapat ligjor të cilët parashohin deri në tre vjet burg për keqpërdoruesit dhe mbulim të dëmeve të shkaktuara.

Vjedhja e rrymës, sipas KEDS, është edhe e rrezikshme për ata që e aplikojnë.

Aksione të ngjashme u paralajmëruan edhe të tjera në të gjitha distriktet./Gazeta Enigma/

Related Articles