VIDEO: Me dhjetë deputetë e një ministër, ankohen në buxhet

VIDEO: Me dhjetë deputetë e një ministër, ankohen në buxhet

Të pakënaqur me projektet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, për të qenë pjesë e buxhetit për vitin e ardhshëm, janë edhe komuna e Ferizajt.

Sipas tyre, ato janë minore në krahasim me propozimet e bëra nga kreu i Komunës, duke theksuar se kanë mbetur jashtë kërkesa me rëndesi jetike.

Megjithatë, këta thonë se do të mundohen t’i realizojnë ato projekte me buxhetin komunal e me donatorë të jashtëm.

E papranueshme miratimi i vetëm disa projekteve për këtë komunë është edhe për shoqërinë civile veçanarisht duke marrë parasysh që Ferizaj ka dhjetë deputetë.

Sipas Kenan Gashit nga Avonet, e gjithë kjo i ka rrënjët tek rezultati në zgjedhjet lokale, gjë që ka bërë që pozita të mos mbështes projektet e opozitës.

Related Articles