VIDEO – Prokuroria Speciale akuzohet se fshehu dëshmi pro Thaçit e tjerëve

VIDEO – Prokuroria Speciale akuzohet se fshehu dëshmi pro Thaçit e tjerëve

Përpos në politikë, Hajredin Kuçi iu bë krah ish-shefit të tij, Hashim Thaçi, edhe në betejën e këtij të fundit me drejtësinë.

Ish-zëvendëskryeministri u bë pjesë e ekipit të ish-presidentit dhe për herë të parë u paraqit në këtë cilësi të premten, kur mbrojtja bëri akuza të rënda ndaj Prokurorisë Speciale.

Kjo e fundit u fajësua nga avokati Gregory Keohe se fshehu provat shfajësuese për krerët e UÇK-së.

Për këtë ai iu referua një deklarate të ish-shefit të OSBE-së në Kosovë, Daan Everts, njofton Klan Kosova.

Keohe tha se mbrojtja e ish-presidentit, por edhe vetë gjykata, duhet ta mësojnë se i kujt ka qenë interesi që këto prova të fshihen.

Pas asaj çfarë tha, avokati bëri një kërkesë në drejtim të gjykatësit. Mbrojtja e katërshes së UÇK-së akuzoi Zyrën e Prokurorit Special se fshehu edhe një dokument të rëndësishëm – dëshminë e Bujar Bukoshit.

Related Articles